Prishtinë, 20 maj 2026 15:41
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, edhe përkundër që ka apeluar te qytetarët e saj lidhur me shfaqjen e një dukurie shqetësuese përmes SMS-ve mashtrues e cila paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë financiare të qytetarëve, kohëve të fundit është vërejtur një rritje e rasteve të mashtrimeve përmes SMS-ve, njofton Policia e Kosovës, përcjell Veritasinfo.
Konkretisht, qytetarë të ndryshëm kanë pranuar mesazhe telefonike të rreme, përmes të cilave njoftohen se xhirollogaritë e tyre bankare do të bllokohen nëse nuk ndërmarrin veprime të menjëhershme. Në këto mesazhe përfshihet një lidhje (link) e dyshuar, ku kërkohet nga qytetarët të fusin të dhënat e tyre personale dhe bankare. Pas futjes së këtyre të dhënave, persona të paautorizuar arrijnë të kenë qasje në llogaritë bankare të viktimave dhe përfitojnë mjete financiare në mënyrë të kundërligjshme, konkretisht xhirollogaria e tyre zbrazet.
“Këshilla për qytetarët:
Mos hapni dhe mos klikoni në lidhje (linqe) të dyshimta të pranuara përmes mesazheve telefonike.
Mos i jepni të dhënat tuaja personale, fjalëkalimet apo kodet identifikuese në platforma të pasigurta.
Në rast se dyshoni se jeni mashtruar, raportojeni menjëherë rastin në polici.
Policia e Kosovës APELON te të gjithë qytetarët që të mos bien pre e mashtrimeve dhe të mos klikojnë në lidhje (linqe) të panjohura të dërguara përmes SMS-ve apo email-eve.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për të mbrojtur sigurinë e qytetarëve dhe për të ndërmarrë masa ndaj personave që kryejnë veprime të kundërligjshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh e shantazh Fatmir Sheholli
Kurti: Shtrirja e sovranitetit në veri ndihmoi në zbulimin e mbetjeve mortore
Mbi 1,600 të pagjetur në Kosovë, Serbia ende pa dhënë përgjigje për fatin e tyre
Ambasada Britanike për të zhdukurit e luftës: Mbështesim përpjekjet për të gjetur përgjigje pas vitesh pasigurie
Kurti: 23 mbetjet mortore në Zubin-Potok përkojnë me “grupin e intelektualëve”
Haxhiu takohet me gazetarët ukrainas në Kosovë
“Agjenturat serbe kanë rritur aktivitetin”/Eksperti i sigurisë kërkon fokus të shtuar në brezin kufitar
Mbyllet përkohësisht Kalaja e Prizrenit për vizitorët
Kurti: Qëndrimi i Ukrainës për Kosovën nuk qëndron përballë fakteve