Prishtinë, 18 maj 2026 19:29
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar udhëzimet për mënyrën e plotësimit të fletëvotimit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë procedurat gjatë procesit të votimit.
Sipas njoftimit të KQZ-së, votuesit duhet të shënjojnë vetëm një subjekt politik në fletëvotim, ndërsa kanë të drejtë të votojnë deri në 10 kandidatë nga lista e atij subjekti politik.
Po ashtu, institucioni zgjedhor ka rikujtuar se pas përfundimit të votimit, fletëvotimi duhet të paloset para largimit nga kabina e votimit dhe më pas të vendoset në kutinë e votimit.
KQZ ka theksuar rëndësinë e respektimit të këtyre rregullave për të shmangur pavlefshmërinë e votës dhe për të garantuar një proces të rregullt zgjedhor.

Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, nis afati për formim të institucioneve
KQZ-ja certifikon sot rezultatet përfundimtare
Hapet rruga për certifikim të rezultateve të zgjedhjeve, KQZ-ja mblidhet të mërkurën
Certifikimi i rezultateve: KQZ pret vendimet e Supremes
Sot i hapet rruga KQZ-së për certifikimin e rezultateve, nëse s’ka ankesa
KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit
Goditet për vdekje një këmbësor në Viti
Serbia synon monopolin politik mbi serbët në Kosovë
Kurti uron Shiroka-Pulën: Do të punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel
Kuvendi miraton ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara