28 gusht, 2025

Opinioni pasqyron qëndrimet e qytetarit Marko Radojeviq nga Mitrovica Veriore

“Gur themeli më i shtrenjtë në botë”

Thonë se Albin Kurti ndërtoi një urë në Ibër për gjysmën e parave që do të kishte shpenzuar Lista Serbe vetëm për vënien e gurthemelit. Tek Kurti – një urë për njerëzit. Tel Lista Serbe – një gur për historinë.

Nëse Lista Serbe do të udhëhiqte projektin, së pari do të shpallte një tender për një “gur strategjik”, një granit nga Italia, transport ajror special, konsultime me tre kompani nga Vjena dhe një ekskursion të detyrueshëm të zyrtarëve në Dubai për të “matur cilësinë”.

Çmimi? Epo, vetëm që njerëzit të mund të flasin me vite se si themeli është më i shtrenjtë se ura. Sigurisht, ura nuk do të përfundonte kurrë. Një gur do të mbetej në mes të qytetit, me një pllakë që do të shkruante: “Ky themel simbolizon angazhimin tonë”.

Dhe angazhimi, sigurisht, do të ishte – që asgjë nuk është përfunduar, por që gjithçka kushton. Dhe nuk do të mbaronte aty – çdo tre ditë, një festë e re! “Burrat e mëdhenj” nga Beogradi do të vinin, do të bënin fotografi me helmeta në duar, do të premtonin fillimin e punimeve dhe do të ktheheshin me Mercedesin e serisë më të fundit. Në këtë mënyrë njerëzit do të shihnin më shumë foto të punimeve sesa vetë punime.

Dhe kështu, Kurti e përfundoi të gjithë urën për çmime që nuk do të mbulonin as dietat e këshilltarëve të tyre për “mbikëqyrjen e betonit nga ekspertë” në Listën Serbe. Ura tani është aty, dhe njerëzit buzëqeshin dhe thonë: “Epo, një urë është më e mirë se një gur, të paktën ka një vend për të kaluar”. Në fund, e vërteta satirike mbetet: një urë lidh brigjet, dhe tjetra – apartamentet në Kopaonik, Zlatibor dhe në Beogradin mbi ujë.

By US4

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *