Svilajnac. 23 korrik 2025
Ish pjesëtari i UÇK-së Lulzim Halili është arrestuar mbrëmjen e djeshme në territorin e Serbisë, konkretisht në Svilajnac.
Ai u arrestua në një aksion të përbashkët të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA), Shërbimit të Zbulimit të Krimeve të Luftës të MUP-it të Serbisë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Luftës.
Mediat serbe raportojnë se Halili u arrestua sipas tyre, si i dyshuar për krime kundër njerëzimit.
Akuzat e ngarkojnë atë si pjesëtar të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e cila vepronte në zonën e Pejës, Prishtinës dhe Gjakovës dhe sipas mediave serbe ishte i përfshirë në sulmin ndaj postës së Ushtrisë Jugosllave në Koshare.
Në konsultim me Prokurorinë për Krime Lufte, i dyshuari u ndalua deri në 48 orë dhe do të sillet në prokurorinë kompetente me një kallëzim penal.
Arrestimi i Lulzim Halilit vjen vetëm pak ditë pasi Presidenti serb Aleksander Vuçiç deklaroi se arrestimi i Igor Popoviq-it do të sjellë pasoja të paparashikueshme.
Nderkaq, pas këtyre deklaratave, para dy ditëve në një konferencë per shtyp, kryeministri në mandat teknik, Albin Kurti, u kishte bërë thirrje shtetasve të Republikës së Kosovë që t’i shmangin udhëtimet nëpër teritorine Serbisë.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë