Prishtinë 16 Maj 2026 13:39
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për miratimin e dizajnit dhe përmbajtjes së fletëvotimit për votimin me postë jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Fletëvotimi i miratuar do të përdoret vetëm për votimin me postë, i cili do të fillojë më 25 maj dhe do të përfundojë më 6 qershor 2026. Sipas Rregullores Zgjedhore për regjistrimin dhe votimin jashtë Kosovës, KQZ do të sigurohet që votuesve të regjistruar për votim me postë, t’u dërgojë përmes postës, ndër tjerash, fletëvotimin.
Në pikën tjetër të rendit të ditës, KQZ mori vendim për miratimin e formulës për përbërjen e Këshillave të Vendvotimeve me Kusht. Sipas formulës së miratuar, KQZ, në ditët në vazhdim, do të emërojë 214 anëtarë të Këshillave të Vendvotimeve me Kusht, të cilët do të nominohen nga subjektet politike. Në ditën e zgjedhjeve, votimi me kusht do të mundësohet në 52 vendvotime, në kuadër të 38 qendrave të votimit.
Në mbledhjen paraprake, përmes procedurës qarkulluese, KQZ ka miratuar formulën për përbërjen e Këshillave të Vendvotimeve, në të cilat, më 7 qershor do të zhvillohet votimi i rregullt. Sipas formulës së miratuar, KQZ, në vazhdim të procesit, do të emërojë 14,500 anëarë të Këshillave të Vendvotimeve, 1,110 prej të cilëve, anëtarë rezervë. Anëtarët që do të emërohen, do të përfaqësojnë subjektet pjesëmarrëse në zgjedhje dhe do të jenë përgjegjegjëse për përgtitjen dhe administrimin e procesit zgjedhor në vendvotime.
Po ashtu, KQZ mori vendim për miratimin e formulës për përbërjen e ekipeve të numërimit në 38 Qendra Komunale të Numërimit. Sipas formulës, KQZ, së shpejti do të emërojë 2,064 anëtarë të 508 ekipeve të numërimit, të cilët do të nominohen nga subjektet politike dhe që do të angazhohen në këto qendra për verifikim të rezultateve të subjekteve politike pas numërimit në vendvotime dhe në numërimin e votave të kandidatëve për deputetë.

Të dyshuarit për spinazh F.S. i caktohet parapurgim 30 ditë
Kosova ofron mbështetje për Shqipërinë dhe Malin e Zi për përballimin e zjarreve
Arrestohet një gjyqtar në Prishtinë, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Kurti: Kosova, model në rajon për shërbimin korrektues
ATK evidenton rreth 60 milionë euro tatime të shmangura
Të premten në autostrada s’lejohen automjetet me mbi 20 tonë (11:00-17:30)
RTK dhe KOK nënshkruajnë marrëveshje për ‘Taranto 2026’