Prishtinë 16 Maj 2026 11:46
Kreshnik Radoniqi, kryetar i KQZ-së, para së të fillojë tërheqja e shortit për renditjen e partive politike në fletëvotimin për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit ka thënë se ky aktivitet shënon një moment të rëndësishëm dhe procedura do të zhvillohet në mënyrë të hapur dhe transparente, raporton Ekonomia Online.
“KQZ është duke vazhduar përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe aktiviteti i sotëm bëhet në kuadër të këtyre përgatitjeve. Pas një periudhe të gjatë dhe intensive në procese zgjedhore gjatë vitit të kaluar KQZ mbetet i angazhuar që edhe këto zgjedhje të organizohen në mënyrë profesionale, transparente dhe në përputhje me afatet ligjore ”, ka thënë ai.
Sipas tij, KQZ është duke punuar në të gjitha aspektet organizative dhe teknike të procesit me qëllim që qytetarëve të iu ofrohet një proces i rregullt zgjedhor.
“Aktualisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke punuar në të gjitha aspektet organizative dhe teknike të procesit me qëllim që qytetarëve të iu ofrohet një proces i rregullt zgjedhor në ditën e votimit brenda dhe jashtë vendit. Gjatë javëve në vazhdim do të organizohen edhe aktivitet të tjera të parapara sipas planifikimeve të KQZ-së përfshirë përgatitjen e materialeve zgjedhore, fletëvotimeve dhe çështje të tjera administrative e teknike. Po ashtu KZQ do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet dhe të gjitha palët e përfshira në proces zgjedhor në mënyrë që secila fazë e përgatitjes të realizohet sipas planifikimeve dhe afateve të përcaktuara”, ka shtuar Radoniqi.

Identifikohen mbetjet mortore të dy personave në veri të Kosovës
Gjykata lejon gjykimin në mungesë të 21 të akuzuarve për krime lufte
Dëbimi i qindra mijëra shqiptarëve, nis gjykimi në mungesë ndaj 21 të akuzuarve
Protesta në Shkup, Gjenevë, Oslo, Treviso, Melburn dhe në disa qytete të Gjermanisë kundër aktgjykimit të Speciales
Dosja 23: Mësohen emrat e nëntë serbëve të arrestuar për krime lufte në Zubin Potok
Nëntë të arrestuar në Zubin Potok për krime lufte – operacioni lidhet me rastin “Grupi i intelektualëve”
Gola në Strasburg: Nëse zbatohen rigorozisht standardet ndërkombëtare të drejtësisë, liderët e UÇK-së do të lirohen
Kuvendi miraton deklaratën për aktgjykimin e Speciales