Prishtinë, 16 maj 2026 07:14
Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, i ka rikujtuar Serbisë se përgjegjësia për sulmin terrorist në Banjskë mbetet një prej çështjeve kyçe në rrugën e saj drejt integrimit evropian. Gjatë vizitës në Kosovë, ajo theksoi se mungesa e përgjegjësisë dhe mosndëshkimi i organizatorëve të këtij sulmi nuk mund të anashkalohen nga Bashkimi Evropian.
Kos deklaroi se “moszotimi” i Serbisë lidhur me sulmin terrorist në Banjskë nuk duhet të kalojë pa pasoja politike, duke lënë të kuptohet se kjo çështje do të ndikojë drejtpërdrejt në raportet e Beogradit me Brukselin.
Sulmi në Banjskë, i ndodhur më 24 shtator 2023, konsiderohet nga institucionet e Kosovës dhe Bashkimi Evropian si akt terrorist. Një grup i armatosur serb kishte sulmuar Policinë e Kosovës, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, ndërsa më pas pati përleshje të armatosura me sulmuesit të cilët u strehuan në manastirin e Banjskës. Përgjegjësinë për organizimin e sulmit e kishte marrë Milan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe.
Bashkimi Evropian ka përsëritur disa herë kërkesën që Serbia të bashkëpunojë në hetime dhe të sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin. Sipas qëndrimeve të fundit të Brukselit, përparimi i Serbisë në procesin e integrimit evropian lidhet ngushtë edhe me sundimin e ligjit dhe trajtimin e rastit të Banjskës.

Ndryshimi i pushtetit në Serbi kërcënon privilegjet e Listës Serbe, por jo domosdoshmerisht strukturat ilegale ne Kosovë
Kurti kërkon nga Macroni mbështetjen e Francës për statusin e kandidatit të Kosovës në BE
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për Raportin e KE-së për Kosovën
Trump nominon Mikhail Bogachekun për ambasador të SHBA-së në Kosovë
Kurti kërkon nga udhëheqja e re e Serbisë njohjen e pavarësisë së Kosovës
Kosova meriton avancimin evropian, Murtezaj vë në pah pengesat politike
Lutfi Dalipi zgjedh Kosovën, mbërrin sonte në Prishtinë
Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, pritet identifikimi përmes ADN-së
Sveçla: 782 milionë euro shpenzime për Policinë, 189 milionë për pajisje dhe armatim