Prishtinë, 15 maj 2026 12:51
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të shtunën do të mbajë tërheqjen e shortit për përcaktimin e renditjes së subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka bërë të ditur se procesi i tërheqjes së shortit për caktimin e numrave rendorë të subjekteve politike është planifikuar të zhvillohet më 16 maj.
Një ditë më parë, KQZ-ja ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku është certifikuar pjesëmarrja në zgjedhje e katër prej pesë subjekteve të reja politike që kishin aplikuar gjatë periudhës 2–10 maj 2026. Bëhet fjalë për tri koalicione dhe një kandidat të pavarur.
Subjektet e certifikuara janë: Lëvizja Vetëvendosje, Koalicija Vakat, Ashkalitë e Bashkuar, si dhe kandidati i pavarur Esmir Kasi.
Ndërkohë, KQZ ka refuzuar certifikimin e dy subjekteve politike, Sloëno Pobeëujemo (nismë qytetare) dhe SDA – Stranka Demokratske Akcije, pasi nuk kanë arritur të plotësojnë kriterin ligjor prej 1000 nënshkrimeve të kërkuara për certifikim.
Pas vendimeve të fundit të KQZ-së, në zgjedhjet e 7 qershorit 2026 do të marrin pjesë gjithsej 3 koalicione, 17 parti politike dhe 1 kandidat i pavarur.
Koalicionet pjesëmarrëse janë: LVV, Ashkalitë e Bashkuar dhe Koalicija Vakat.
Ndërsa partitë politike pjesëmarrëse janë: Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), KNRP, PSA, Za Slobodu Pravdu i Opstanak, Srpska Lista, Fjala, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK), Socijaldemokratska Unija (SDU), Jedinstvena Goranska Partija, Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP), Nova Demokratska Stranka, Partia Liberale Egjiptiane, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK) dhe PSD.
Kandidat i pavarur në këto zgjedhje është Esmir Kasi

Ndryshimi i pushtetit në Serbi kërcënon privilegjet e Listës Serbe, por jo domosdoshmerisht strukturat ilegale ne Kosovë
Kurti kërkon nga Macroni mbështetjen e Francës për statusin e kandidatit të Kosovës në BE
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për Raportin e KE-së për Kosovën
Trump nominon Mikhail Bogachekun për ambasador të SHBA-së në Kosovë
Kurti kërkon nga udhëheqja e re e Serbisë njohjen e pavarësisë së Kosovës
Kosova meriton avancimin evropian, Murtezaj vë në pah pengesat politike
Lutfi Dalipi zgjedh Kosovën, mbërrin sonte në Prishtinë
Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, pritet identifikimi përmes ADN-së
Sveçla: 782 milionë euro shpenzime për Policinë, 189 milionë për pajisje dhe armatim