Skenderaj, 14 maj 2026 13:59
Kryetari i LVV-së në Skenderaj, Hysni Mehani përmes një postimi në Facebook-un e bashkëpunëtorit të tij, Bahri Zabeli ka njoftuar duke pretenduar se është sulmuar fizikisht nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.
Përmes një postimi në Facebook të një anëtari të LVV-së në Skendraj, Bahri Zabeli, shkrim i cili u postua në emër të Hysni Mehanit, pretendohet se ky i fundit është sulmuar nga Sami Lushtaku.
Hysni Mehani është kryetar i LVV-së në Skenderaj dhe zëvendësministër në detyrë i Financave.
Rasti ka ndodhur në një nga kafiteritë afër objektit të Komunës së Skenderajt.
Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një fotografi ku shihet i gjakosur Mehani.
Në anën tjetër, kryetari i komunës, Sami Lushtaku ka reaguar nëpërmjet llogarisë së tij në facebook, duke thënë se pushteti i Albin Kurtit tentoi ta sulmojë atë.
“Pushteti i Albin Kurtit përmes mekanizmave të tij tentoi që sot të më sulmoi në Skenderaj. E kam një jetë në shërbim të vendit kurse etiketat si “Sami Serbia” qytetarët nuk i tolerojnë më prandaj edhe reaguan”.

Aksident fatal te Stacioni i Autobusëve, humb jetën një këmbësore
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për Raportin e KE-së për Kosovën
Trump nominon Mikhail Bogachekun për ambasador të SHBA-së në Kosovë
Dokumentari kosovar vlerësohet në Milano, çmim ndërkombëtar për “Karate e Yjeve”
Mbi 224 milionë euro për ushtrinë, Maqedonci paralajmëron investime të reja