Prishtinë, 08 maj 2026 06:55
I dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Energjisë për integrimin energjetik, Joshua Volz, thotë se Uashingtoni po e rrit angazhimin e tij në Ballkanin Perëndimor për të forcuar sigurinë energjetike të aleatëve dhe për të ulur varësinë e tyre nga furnizimet ruse.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai thekson se Rusia e ka përdorur vazhdimisht energjinë si mjet gjeopolitik dhe se ShBA-ja synon t’i zëvendësojë “molekulat ruse” me burime të tjera energjetike përmes zgjerimit të infrastrukturës në Evropën Juglindore.
Ai e përshkruan sigurinë energjetike si siguri kombëtare, duke e lidhur atë drejtpërdrejt me rritjen ekonomike, investimet dhe stabilitetin politik në rajon.Për Kosovën, Volz thotë se është një aleate shumë e rëndësishme dhe një vend “në nevojë urgjente për modernizimin” e sistemit energjetik.
“… kur kushtet e tregut të ndryshojnë dhe mjedisi i biznesit bëhet më tërheqës për investimet energjetike amerikane, Departamenti i Energjisë do të jetë i gatshëm të ndihmojë në lehtësimin e bashkëpunimit mes industrisë amerikane dhe partnerëve industrialë në Kosovë”, thotë ai.Radio Evropa e Lirë: Disa nisma të fundit – të mbështetura nga ShBA-ja në fushën e energjisë – janë shpallur ose diskutuar me Shqipërinë, Kroacinë, Bosnje dhe Hercegovinën dhe Malin e Zi. Çfarë e ka nxitur këtë angazhim të ripërtërirë të ShBA-së në Ballkanin Perëndimor?
Joshua Volz: Së pari dhe mbi të gjitha, ne po përpiqemi të përdorim energjinë dhe burimet energjetike të ShBA-së për t’i mbështetur partnerët dhe aleatët tanë në mbarë botën, duke u dhënë atyre mundësi më të mira dhe qasje më të madhe në diversifikimin energjetik dhe sigurinë energjetike.Prandaj, këto angazhime të ripërtërira, si në nivel marrëveshjesh ndërqeveritare, ashtu edhe në projekte infrastrukturore, mundësojnë që Shtetet e Bashkuara të ofrojnë burime energjetike të sigurta, të besueshme, të përballueshme dhe të qëndrueshme për partnerët dhe aleatët tanë, të cilët, më herët, kanë qenë tepër të varur nga burime dhe rrugë energjetike që kanë ndikuar negativisht në sigurinë energjetike të rajonit.
Ballkani Perëndimor është një pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme e arkitekturës globale të energjisë dhe ka potencial të madh investimesh për bizneset dhe industrinë amerikane, por pa burime të sigurta, të besueshme dhe të përballueshme të energjisë, investimet në këto ekonomi nuk mund të rriten. Andaj, ne po i japim përparësi riangazhimit dhe rritjes së bashkëpunimit me partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor.“Molekulat ruse” dhe strategjia amerikane e energjisë

Gola në Strasburg: Nëse zbatohen rigorozisht standardet ndërkombëtare të drejtësisë, liderët e UÇK-së do të lirohen
Kuvendi miraton deklaratën për aktgjykimin e Speciales
Latimer: SHBA-ja dhe Kosova, partnerë për sigurinë dhe sovranitetin
Kurti: Në SHBA diskutuam për Hagën, të zhdukurit dhe të ardhmen euro-atlantike
Kuvendi pritet të miratojë deklaratën për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara
Takohen Kurti e Hamza
Identifikohen mbetjet mortore të dy personave në veri të Kosovës
Gjykata lejon gjykimin në mungesë të 21 të akuzuarve për krime lufte