Prishtinë 6 Maj 2026 15:40
Gjithçka është gati për një tjetër spektakël në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, ku Bayern Munich pret Paris Saint-Germain në ndeshjen e kthimit, sonte nga ora 21:00 në Munih, takim që transmetohet drejtpërdrejt në RTK 1.
Pas humbjes 5:4 në ndeshjen e parë, e cila ishte një spektakël i paparë për dekada, bavarezët synojnë përmbysjen para tifozëve të tyre.
Trajneri Vincent Kompany është shprehur i bindur se skuadra e tij është gati për ta bërë hapin drejt finales.
“E ndiejmë se së bashku me tifozët mund ta arrijmë këtë. Jemi një hap larg finales dhe duam ta shfrytëzojmë këtë mundësi”, ka theksuar Kompany.
Në anën tjetër, kampioni në fuqi nuk udhëton për t’u mbrojtur. Trajneri Luis Enrique ka paralajmëruar qasje të guximshme, duke vlerësuar lart kundërshtarin dhe duke theksuar se epërsia minimale nuk garanton asgjë.
“Kemi epërsi prej një goli, por kjo nuk do të thotë asgjë në futboll. E kemi përvojën e vitit të kaluar. Ne gjithnjë provojmë të arsyetojmë pritjet e tifozëve tanë”, ka thënë Enrique.
Ndeshja e parë dhuroi nëntë gola dhe futboll të hapur, ndërsa një skenar i ngjashëm pritet edhe në “Allianz Arena”, në një mbrëmje ku do të vendoset finalisti i dytë i garës më të madhe të futbollit evropian.
Mbrëmë, biletën për në finale e siguroi Arsenali, që në ndeshjen e kthimit e mposhti Atletico Madridin 1:0.

Foda: Duam ta mposhtim Izraelin, objektivi i Kosovës është qëndrimi në Ligën B
Kosova me synime për dy sfidat e fundit në Ligën e Kombeve, publikohet lista
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante
Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Dokumentari kosovar vlerësohet në Milano, çmim ndërkombëtar për “Karate e Yjeve”
Mbi 224 milionë euro për ushtrinë, Maqedonci paralajmëron investime të reja
Aktakuzë për sulmet ndaj gazetarëve dhe KFOR-it në Zveçan më 29 maj 2023
Kurti kërkon nga udhëheqja e re e Serbisë njohjen e pavarësisë së Kosovës