Prishtinë, 6 maj 2026 09:15
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë të martën ka dhënë mbrojtjen kryetari i Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq, në rastin ku bashkë me mjekun Bekim Ademi akuzohen për falsifikim të dokumentit zyrtar dhe legalizim të përmbajtjes së rreme. Dejanoviq deklaroi se nuk ishte pasur asnjë kërkesë për mjekun se çfarë të shkruajë në fletëlëshimin mjekësor.
Mjeku Ademi ngarkohet se kishte falsifikuar një dokument (fletëlëshim) në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), që Dejanoviq ta përdorë si arsyetim për mungesën në një seancë në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Sipas aktakuzës, Ademi përpiloi fletëlëshimin dhe në të vendosi të dhëna të pasakta kinse Dejanoviq ka qëndruar në regjim shtrati në Spital nga 28 deri më 30 gusht 2021, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas Dejanoviq, seanca ishte shtyrë vetëm për arsye shëndetësore pasi që ai në të gjitha seancat paraprake kishte qenë prezent.
Ndër tjerash, ai tha se librat e regjistrimit në Emergjencë e vërtetojnë se me datë 28 gusht 2021 ka qenë në QKUK e po ashtu edhe më 30 gusht 2021, ku kishte shkuar për të vazhduar trajtimin mjekësor në repartin e Kirurgjisë Vaskulare të QKUK-së, për çka, sipas tij, mjeku i kishte rekomanduar që të shtrihet në spital mirëpo ai kishte kërkuar që të shkojë në shtëpi për të vazhduar trajtimin, pasi që ishte në dijeni për medikamentet që duhet marrë meqenëse ballafaqohej me një problem të tillë tash e disa vite.
Lidhur me këtë, ai tha se terapinë ia kishte propozuar doktori Bekim Ademi.
Gjithashtu, Dejanoviq deklaroi se rasti në fjalë ka qenë hera e vetme kur ka kërkuar shtyrjen e seancës. Ndërsa, shtoi se telefonin i cili është sekuestruar nga Prokuroria është i bashkëshortes së tij, pasi që ai ka vetëm një telefon të lidhur me rrjet të shtetit serb.
I akuzuari Dejanoviq ka deklaruar se nuk e di çka përmbante raporti i fletëlëshimit mjekësor, pasi që nuk e njeh mirë gjuhën shqipe, por nga diagnoza e ka ditur se për çfarë bëhet fjalë. Tha se nuk ka pasur asnjë kërkesë për mjekun çfarë të shkruajë në atë fletëlëshim.
Gjithashtu, Dejanoviq deklaroi se rasti në fjalë ka qenë hera e vetme kur ka kërkuar shtyrjen e seancës. Ndërsa, shtoi se telefonin i cili është sekuestruar nga Prokuroria është i bashkëshortes së tij, pasi që ai ka vetëm një telefon të lidhur me rrjet të shtetit serb.
Seanca vazhdoi me dhënien e fjalës përfundimtare, ku prokurori i rastit, Ilir Morina, tha se veprimet e të akuzuarve kanë qenë të qëllimshme dhe të koordinuara për të mbërritur qëllimin që të ndikojnë në procedurë gjyqësore.
Gjithashtu, ai tha se nga deklarimet e dëshmitarëve, askush nuk e ka parë të akuzuarin Dejanoviq më 28 gusht 2021, përveç tani i akuzuari Ademi.
Ndërsa, propozoi që me rastin e shpalljes së dënimit, Gjykata të shqiptojë edhe dënim plotësues për të akuzuarin Ademi, t’i ndalohet ushtrimi i detyrës në funksione publike. Kurse për të akuzuarin Dejanoviq, tha se duhet të merret parasysh fakti se ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve”.

Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit