Prishtinë, 5 maj 2026 11:41
Policia e Kosovës ka njoftuar se është vetëdorëzuar në polici i dyshuari për vrasjen në Gjakovë.
Sipas njoftimit zyrtar, në orët e para të mëngjesit, Policia e Kosovës është informuar fillimisht për një person të lënduar rëndë me mjet të mprehtë, i cili pas trajtimit në QKMF dhe më pas në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë ka ndërruar jetë.
Bazuar në hetimet fillestare, dyshohet se rreth orës 02:20 në rrugën “Mbretëresha Teutë”, pas një mosmarrëveshjeje, viktima është sulmuar nga një person tjetër i moshës madhore, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.
Për këtë rast, Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka iniciuar rastin “Vrasje”.
Në lidhje me këtë rast, Policia ka bërë të ditur se janë identifikuar dy të dyshuar, ndërsa njëri prej tyre, me inicialet Q. S., rreth orës 09:45 është vetëdorëzuar në polici.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona