Prishtinë, 5 maj 2026 15:30
Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, Arsenali synon të shfrytëzojë formën e shkëlqyer në shtëpi përballë Atletico Madridit, në përpjekje për të siguruar një vend në finalen e Ligës së Kampionëve pas dy dekadash pritjeje.
Gjysmëfinalja mes Arsenal dhe Atletiko Madrid pritet të jetë një duel shumë i fortë dhe i balancuar pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë.
Arsenali i drejtuar nga Mikel Arteta po kalon një formë shumë të mirë, sidomos në shtëpi, ku ka treguar stabilitet dhe efikasitet të lartë në këtë edicion të Ligës së Kampionëve, ndërsa rikthimi në formë i Bukayo Saka i jep skuadrës një shtysë të madhe në sulm.
Në anën tjetër, Diego Simeone dhe Atletiko Madrid mbeten shumë të rrezikshëm falë përvojës në këto faza, edhe pse mungesa e Julián Álvarez mund të ndihet, pasi Antoine Griezmann mbetet arma kryesore në sulm.
Ndeshja që sonte fillon nga ora 21:00, pritet të vendoset nga detaje të vogla, ku Arsenali do të mundohet të kontrollojë lojën dhe të ushtrojë presion, ndërsa Atetiko do të kërkojë të godasë në kundërsulm dhe të shfrytëzojë përvojën e tij, duke e bërë këtë përballje një duel mes formës dhe eksperiencës

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit