Prishtinë, 6 maj 2026 06:30
Lëvizja paralimpike në Kosovë ka shënuar një moment historik me nënshkrimin e marrëveshjes së re vjetore për financim me Ministrinë e Rinisë dhe Sportit (MRS). Kjo marrëveshje, e cila sjell një rritje buxhetore prej mbi 10% pas tre vitesh, konsiderohet një hap vendimtar për zhvillimin dhe fuqizimin e parasportit në vend, duke hapur rrugën për suksese të reja në arenën ndërkombëtare.
Në një konferencë për media, drejtuesit e Komitetit Paralimpik të Kosovës dhe përfaqësues nga MRS shpalosën detajet dhe rëndësinë e kësaj mbështetjeje të shtuar. Presidentja e KPK-së, Njomza Emini, e cilësoi marrëveshjen si një vlerësim për punën e palodhshme dhe një mundësi për të krijuar kushte më të mira për sportistët me aftësi të kufizuara.
“Marrëveshja për financimin vjetor për vitin 2026 përfaqëson një hap të rëndësishme për Komitetin Paralimpik të Kosovës dhe të për të gjithë komunitetin e sportistëve me aftësi të kufizuara. Rritja e buxhetit këtë vit si rezultat i mbështetjes nga Ministria e Sportit dhe e Rinisë reflekton vlerësimin për punën dhe angazhimin tonë dhe krijon kushte më të mira për zhvillimin e parasportit në Kosovë. Dua të shpreh falenderimin tonë për Ministrinë e Sportit dhe Rinisë dhe për ministrin Blerim Gashani. Për mbështetjen dhe besimin që po i jepet zhvillimit të parasportit në vend. Kjo marrëveshje dhe rritja e buxhetit ka ndikim të drejtpërdrejtë në avancimin e lëvizjes paralimpike. Duke mundësuar zgjerimin e aktiviteteve, forcimin e strukturave dhe krijimin e mundësive më konkrete për përfshirjen dhe zhvillimin e sportistëve me aftësi të kufizuara. Për të arritur rezultate konkrete”, theksoi Emini.
Përfaqësuesja e MRS-së, Donika Zogu, përcolli përshëndetjet e ministrit Gashani dhe rikonfirmoi zotimin e ministrisë për të mbështetur parasportin. Ajo theksoi se rritja e buxhetit nuk është e rastësishme, por një reflektim i punës së jashtëzakonshme të Komitetit. “Rritja e buxhetit është një deklaratë e qartë e vullnetit tonë politik dhe institucional për barazi, përfshirje dhe mbështetje reale,” tha Zogu, duke shtuar se tashmë federatat e parabasketbollit, paravolejbollit dhe boçes financohen drejtpërdrejt nga ministria.
“Kjo rritje nuk është e rastësishme. Është si rezultat i një qasje serioze edhe të qëndrueshme sa i përket Ministrisë së Sportit dhe Rinisë ndaj parasportistëve tanë, por edhe një reflektim i drejtpërdrejtë i punës së jashtëzakonshme që ka bërë Komiteti Paralimpik në organizim dhe fuqizimin e komunitetit. Ne e kemi shumë të qartë se parasportistët tanë nuk përfaqësojnë vetëm sukseset sportive, por edhe vlera të jashtëzakonshme të qëndrueshmërisë dhe fuqizimit të komunitetit, përkushtim, dinjitet njerëzor”, theksoi Zogu.

Arsenali mposht Atleticon, kalon në finale të Championsit
Arsenal–Atletiko, përballja vendimtare për finalen e Ligës së Kampionëve
Klubi aeronautik “Shqiponjat e Kastriotit” shkruan histori në Spanjë
Surpriza dhe barazim në javën e 32-të të Superligës së Kosovës
Sot zhvillohen ndeshjet tjera të Superligës në kuadër të xhiros së 32-të
Dhjetë vjet nga anëtarësimi i Kosovës në UEFA
Rritje historike e buxhetit, Kosova bën hap të madh në sportin paralimpik
Mbi 100 diploma të falsifikuara në Pejë
Ngrihet alarm për SMS-të mashtrues që synojnë të dhënat bankare