Prishtinë 4 Maj 2026 12:50
Pilotët e rinj nga klubi aeronautik “Shqiponjat e Kastriotit” kanë dominuar garën ndërkombëtare në disiplinën Accuracy Landing të mbajtur në Alicante të Spanjës, duke arritur rezultate të jashtëzakonshme në konkurrencë me elitën botërore të paraglidizmit.
Në këtë garë morën pjesë 115 pilotë, ndërsa vetëm 61 prej tyre siguruan të drejtën për të konkurruar. Në mesin e tyre, ekipi kosovar u dallua me performancë të lartë, duke fituar pothuajse të gjitha medaljet kryesore. Arbër Shala, vetëm 14-vjeç, zuri vendin e parë, duke hyrë në histori të këtij sporti, ndërsa Migjen Shala u rendit i treti dhe Lisjeta Thaqi përfundoi në vendin e pestë.
Në konkurrencën e femrave, Lisjeta Thaqi fitoi vendin e parë, ndërsa Anisa Shala u rendit e katërta. Po ashtu, në kategorinë e juniorëve, Arbër Shala triumfoi sërish me vendin e parë, ndërsa vendi i dytë i takoi Anisa Shalës.
Sukseset individuale u kurorëzuan edhe me triumfin ekipor, ku Kosova zuri vendin e parë, duke dëshmuar nivelin e lartë të përgatitjes dhe punës së vazhdueshme të këtij klubi nën udhëheqjen e trajnerit Fanol Shala.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit