Prishtinë 5 Maj 2026 11:20
Prej tash e tutje Kosova ka edhe një Gjykatë Administrative e cila do ketë hapësirën e saj në Pallatin e Drejtësisë.
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e cila mori pjesë në ceremoninë e hapjes, tha se rëndësia e kësaj Gjykate nuk qëndron vetëm në themelimin formal, por në ndikimin që do të ketë në jetën e përditshme të qytetarëve.
“Fillimi i punës së Gjykatës Administrative është ditë e rëndësishme për sistemin tonë të drejtësisë, por rëndësia e saj e vërtetë do të ndihet jashtë këtyre ambienteve – në zyrat, në shtëpitë ku qytetarët presin përgjigje, në familjet që varen nga një vendim në punën e përditshme të administratës dhe në besimin që njerëzit kanë në raport me shtetin”- tha Haxhiu.
Ajo theksoi se vendimet administrative prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve të Kosovës.
“Kur e kemi nisur këtë punë në Ministrinë e Drejtësisë, kemi pasur para vetes një problem të njohur: shteti vendos kurse qytetari shpesh detyrohet të presë gjatë për ta kuptuar nëse vendimi i një institucioni është i drejtë apo i ligjshëm. Në një Republikë demokratike, vendimi i administratës nuk mund ta lë qytetarin pa rrugë”- shtoi ajo.
Ish-ministrja e Drejtësisë, theksoi se reforma nuk matet me momentin kur shkruhet në ligj por atëherë kur qytetari fillon ta ndjej në jetën e vet.
“Me hapjen e Gjykatës Administrative uroj fort që qytetari ta ndjej dorën e shtetit dhe uroj që çdo dorë që prek jetën e qytetarit të jetë e kujdesshme dhe e përgjegjshme”- tha ajo.
Ndërkaq, ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz tha se po e vënë në funksion një mekanizëm të shtetit ligjor.
“Gjykata Administrative është gjykata e parë e specializuar në Kosovë e cila do të trajtojë konfliktin administrativ dhe kontestet e punës në sektorin publik. Kjo do të thotë që qytetari, zyrtari publik dhe institucioni do ta ketë adresën e qartë”- tha Gërvalla.
Kjo Gjykatë, sipas saj, nuk po nisë punën nga zero, por me më një barrë të madhe me mbi 10 mijë lëndë të bartura.
Kurse, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Gjykatës Administrative, Rexhep Gashi, tha se kjo gjykatë do të jetë shtyllë e fortë për drejtësinë, derisa shpjegoi se çka do të përmbajë ajo dhe mënyrën se si do të funksionojë.
Ai tha se Gjykata Administrative do të ketë 4 departamente duke përfshirë departamentin fiskal, atë për konteste të punës, për skema sociale dhe pensionale të financuara nga shteti si dhe departamentin e përgjithshëm.
Gashi tha se në këtë gjykatë do kryejnë funksionin e tyre plotë 23 gjyqtarë duke përfshirë në këtë numër edhe kryetarin e Gjykatës.
Deri më tani 15 gjyqtarë sipas kryetarit, Gashi kanë filluar punën ndërsa pritet trasferimi i gjyqtarëve të tjerë. Ai tha se pjesa tjeter e stafit do fillojnë punën më 1 korrrik 2026.
“Në total kjo gjykatë do të ketë personel prej 80 personave duke përfshirë gjyqtarë, bashkëpunëtorë profesional dhe zyrtarë ligjorë”- tha ai.
“Do të angazhohemi për të garantuar vendimarrje profesionale, të paanshme dhe në kohë të arsyeshme”- shtoi ai.
Sipas kryetarit, Gashi do të ketë sfida në fillimin e punës të Gjykatës Administrative duke përfshirë numrin e madh të lëndëve që do të delegohen në këtë gjykatë.
Ai tutje shtoi se në mbështetje të KëShillit Gjyqësor të Kosovës dhe institucioneve të tjera, do të kalohen në mëyrë të suksesshme këto sfida.
Zëvendëskryesuesja e KGJK-së, Arjeta Sadiku, tha se Gjykata Administrative do të jetë e specializuar për të shqyrtuar dhe vendosur për çështjet në konflikt administrativ dhe ato nga marrëdhënia e punës që janë në juridiksionin e saj.
“Le të jetë Gjykata Administrative një institucion që mishëron standardet më të larta të profesionalizmit, pavarësisë dhe integritetit në shërbim të qytetarëve dhe drejtësisë”- tha Sadiku.
Në vitin 2024, Qeveria e Kosovës miratoi projektligjin për Gjykatën Administrative, e aty atëkohë Haxhiu si ministre e Drejtësisë, tha se kjo gjykatë do të ndahet në dy shkallë dhe do të ketë gjithësej 34 gjyqtarë.

Deçani nderon dëshmorët, homazhe në Gllogjan dhe në gjithë komunën
Kurti jep lajmin e mirë për prindërit: Regjistrimi i të porsalindurve tani më i lehtë se kurrë
AKA pranohet në SHBA nga CHEA si autoritet akreditues
Bislim Zogaj kërkon që Kosova të ketë datë zyrtare për dëshmorët e kombit
Sot nis periudha e akreditimit për vëzhgues të partive politike, organizatave e mediave
Thaçi: Unë mund të tretem në burg, por Kosova do ketë progres
I dyshuari për vrasjen në Gjakovë vetëdorëzohet në polici
Hapet Gjykata Administrative në Prishtinë