Prishtinë 5 Maj 2026 11:15
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, deputeti Daut Haradinaj dhe zyrtarë të tjerë nga Komuna e Deçanit së bashku me organizatat e dala nga lufta si dhe nxënës të shkollave të ndryshme kanë bërë homazhe para lapidarëve të dëshmorëve të Deçanit, duke shënuar kështu 5 majin, Ditën e Dëshmorëve.
Të pranishmit bënë homazhe para lapidarëve të dëshmorëve Mentor Tolaj; Salih Çekaj, Begë Rizaj e Luan Haradinaj, Nagip Cacaj, Hime Z. Mushkolaj, Isa L. Kuçi, Valdet Kuçi dhe Valdet Gogaj.
Ata vazhuan homazhet edhe para fotografive të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Homazhet vazhdojnë edhe te Kompleksi Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan.
Gjatë ditës do të ketë homazhe edhe më fshatra të tjera të Komunës së Deçanit.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind