Prishtinë, 4 maj 2026 07:16
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në darkën zyrtare të organizuar në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, që po mbahet në Jerevan.
Në një postim në Facebook, ai bëri të ditur se “mora pjesë në darkën zyrtare të shtruar nga Presidenti i Republikës së Armenisë”, Vahagn Khachaturyan. Kurti shtoi se në pritjen zyrtare u mirëprit nga Kryeministri armen Nikol Pashinyan dhe Kryetari i Kuvendit, Alen Simonyan.
Duke folur për takimet gjatë mbrëmjes, Kurti theksoi se “pata bashkëbisedime me liderë dhe përfaqësues të lartë të shteteve pjesëmarrëse, ku u shkëmbyen ide, pikëpamje dhe qëndrime mbi zhvillimet aktuale në Evropë dhe më gjerë”.
Ai shtoi se në këto takime u diskutua edhe për bashkëpunimin e ardhshëm, duke theksuar se “u trajtuan edhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët”.
Në këtë kuadër, Kurti bëri të ditur se ka zhvilluar takime me Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, Presidentin e Konfederatës së Zvicrës, Guy Parmelin, si dhe Zëvendëspresidenten e Bullgarisë, Iliana Iotova.
Po ashtu, ai u takua edhe me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatović, Kryeministrin e Norvegjisë, Jonas Gahr Støre, Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Feridun H. Sinirlioğlu, Kryeministrin e Andorrës, Xavier Espot Zamora, anëtarin e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Denis Bećirović, si dhe Kryeministren e Lihtenshtajnit, Brigitte Haas.
Kurti theksoi se këto takime janë pjesë e angazhimeve për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve evropiane dhe adresimin e sfidave të përbashkëta.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit