Prishtinë, 2 maj 2026 22:17
Brenda një javë, u dhanë dy aktgjykime të rënda.
E në të dy rastet, të akuzuarit u dënuan me burgim të përjetshëm.
I njëjti vendim iu shqiptua edhe Naim Murselit e Granit Plavës, për vrasjen e Liridona Ademajt.
Për këto aktgjykime, po vlerësohet se Prokuroria tregoi sukses.
“Normalisht se flitet për një sukses të aktit akuzues konkretisht një sukses të ndjekjes, hetimit të rastit penal nga ana e Prokurorisë….secili vendim gjyqësor duhet të ketë një arsyetim të një standardi i cili është i përcaktuar me Ligj, në rastet e burgimit të përjetshëm mënyra e shkrimit nga ana e Gjykatës duhet të jetë i një standardi jashtëzakonisht të lartë”, thotë Flamur Kabashi nga IKD-ja.
Sipas avokatit Zahir Hamza, këto dënime tregojnë për efikasitetin e sistemit gjyqësor në vend.
“Rastet e fundit të cilat janë shqiptuar dënim me burgim të përjetshëm tregon qartë se sistemi jonë i drejtësisë mund të dënojë një kryerës të veprës penale veçanërisht në rrethana rënduese i cili i ka kryer veprat penale”, thotë avokati Zahir Hamza.
Megjithatë, ai vë theksin edhe te puna e Policisë së Kosovës, në hetimin e këtyre rasteve.
“Për të arritur apo për të dhënë një vendim meritor siç është rasti me burgim të përjetshëm, padyshim që faza e hetimit duhet të jetë në mënyrë profesionale…faza e hetimit, puna e Prokurorisë dhe faza tjetër vendimi i Gjykatës, që është në përputhje me Ligjin edhe rezultati vjen te dënimi me burgim të përjetshëm”, tha avokati.
Ndër vite ka pasur edhe raste tjera kur kryerës të veprave penale janë dënuar me burgim të përjetshëm.

Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Sveçla: Kosova mbetet partner serioz i Europol-it
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve