Prishtinë, 2 maj 2026 19:26
Fenomeni i keqpërdorimit të uniformës dhe stemës së UÇK-së, për të dëmtuar imazhin e UÇK-së, daton nga vitet 1997/98 e tutje.
Mediumi Demokracia, ka siguruar raportimin e gazetës Bujku, të datës 5 tetor 1998, ku kishte raportuar se si forcat serbe me uniforma të UÇK-së masakruan civilë shqiptarë. Me 26 shtator 1998, ushtria serbe kishte ndërmarrë një ofensivë të fuqishme mbi Poklek të Vjetër e në rreth ishin gjetur edhe Korretica e Epërme dhe Dobrosheci.
“Me ofensivën e shtatorit mbi Drenicë, ushtria e policia serbe nëpër pyje, duke u maskuar dhe me uniformë të UÇK-së, masakruan civilë shqiptarë, që ditën kritike largoheshin nga shtëpitë e tyre ose ishin strehuar në male“, shkruante Bujku në 1998.
Në malet ndërmjet Korroticës së Vasilevës, në Dobrashec, Gllanasallë dhe në malet e Qyqavicës ishin masakruar 14 banorë të fshatit Galicë. Në Abri të Epërme u masakruan 18 gra e fëmijë dhe të moshuar, ndërsa në Krojkovë u masakruan tetë shqiptarë.
Më tutje, gazeta Bujku kishte treguar se si në fshatin Krojkovë, ushtria serbe kishte veshur uniformat e UÇK-së për të kryer krime.
“Në fshatin Krojkovë, një grup i ushtrisë serbe kishte veshur rrobat e UÇK-së dhe kishte vrarë qytetarët civilë, të cilët bënin përpjekje të strehoheshin në pyllin e Kosmaqit“, shkruante Bujku më 5 tetor 1998.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës