Prishtinë, 2 maj 2026 17:57
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar për një hap të rëndësishëm në drejtim të ruajtjes së trashëgimisë kulturore në vend, duke bërë të ditur se Xhamia e Ibrit do të rindërtohet pas më shumë se dy dekadash nga shkatërrimi i saj.
Sipas njoftimit të tij, kjo xhami historike, e ndërtuar në vitin 1777 dhe e djegur më 2 maj 1999 gjatë luftës në Kosovë, do të rikthehet përmes një projekti të përbashkët ndërinstitucional. Për këtë qëllim, është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi mes Qeverisë së Kosovës dhe Bashkësia Islame e Kosovës.
Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë edhe Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, kryeimami Vedat Sahiti dhe ministrja Saranda Bogujevci.
Marrëveshja parasheh hartimin dhe zbatimin e projektit për rindërtimin e kësaj xhamie, e cila konsiderohet monument me vlerë të veçantë historike dhe kulturore.
Po ashtu, është nënshkruar edhe një memorandum tjetër bashkëpunimi që synon forcimin e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore islame në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e saj në identitetin dhe historinë e vendit.
Kryeministri Kurti ka theksuar se këto angazhime janë pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm të institucioneve për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, veçanërisht pas dëmeve të mëdha të shkaktuara gjatë luftës së viteve 1998–1999. Ai shtoi se investimet në këtë fushë do të vazhdojnë edhe në vitet e ardhshme.

Paraqiten katër kërkesa në protestën e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së
Nis protesta në sheshin e Prishtinës, në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Galica: Brovina ishte luftëtare e UÇK-së, ajo nuk u ndal as kur u burgos
“Jo në emrin tonë”, Këshilli i Ambasadorëve reagon pas aktgjykimit ndaj krerëve të UÇK-së
Sot i jepet lamtumira e fundit Flora Brovinës
Sot në 12:00 protestë gjithëpopullore
Von der Leyen vjen në Kosovë dhe rajon – eviton Serbinë
Maqedonci: Ushtarakët e FSK-së do të mund të ndjekin studime universitare dhe master në anglisht
Përgatitje e avancuar për pjesëtarët e FSK-së në qitje precize
Foda publikon listën zyrtare të Kosovës, shumë risi dhe mungesa të mëdha