Prishtinë 2 Maj 2026. 10:02
Drejtoresha e Iniciativës Kosovare për Stabilitet, Brikenë Hoxha, ka bërë thirrje për rritje të ndëshkimeve ndaj kompanive që nuk zbatojnë rregullat për sigurinë në punë, duke theksuar se sektori i ndërtimtarisë mbetet ndër më të rrezikshmit si në Kosovë, ashtu edhe në vendet e zhvilluara.
Sipas saj, kombinimi i rrezikshmërisë së lartë dhe nivelit të madh të informalitetit në këtë sektor krijon një “qark vicioz” që ndikon drejtpërdrejt në uljen e sigurisë së punëtorëve. Hoxha vlerësoi punën e Inspektoratit të Punës për inspektimet e kryera, por shtoi se ato duhet të shtohen edhe më shumë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Ajo kërkoi më shumë kontrolle dhe masa ndëshkuese për kompanitë që shkelin rregullat, duke theksuar se vetëm përmes presionit institucional mund të përmirësohet gjendja në terren.
“Inspektorati i Punës mirë që po i bën këto inspektime, por duhet të sa më shumë inspektime, sa më shumë ndëshkime për ata që nuk i zbatojnë rregullat për sigurinë e punëtorëve”, ka thënë ajo në “60 Minuta” të KTV-së.
Po ashtu, Hoxha nënvizoi rëndësinë e vetëdijesimit si te punëdhënësit, ashtu edhe te punëtorët për përdorimin e mjeteve mbrojtëse, duke theksuar se ato shpëtojnë jetë.
“Është tragjike kur dikush shkon në punë për të siguruar të ardhurat për familjen dhe kthehet në arkivol. 10 vdekje në vendin e punës sivjet kanë emra, nuk janë vetëm numra”, deklaroi ajo.

Paraqiten katër kërkesa në protestën e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së
Nis protesta në sheshin e Prishtinës, në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Galica: Brovina ishte luftëtare e UÇK-së, ajo nuk u ndal as kur u burgos
“Jo në emrin tonë”, Këshilli i Ambasadorëve reagon pas aktgjykimit ndaj krerëve të UÇK-së
Sot i jepet lamtumira e fundit Flora Brovinës
Sot në 12:00 protestë gjithëpopullore
Von der Leyen vjen në Kosovë dhe rajon – eviton Serbinë
Maqedonci: Ushtarakët e FSK-së do të mund të ndjekin studime universitare dhe master në anglisht
Përgatitje e avancuar për pjesëtarët e FSK-së në qitje precize
Foda publikon listën zyrtare të Kosovës, shumë risi dhe mungesa të mëdha