Prishtinë 1 Maj 2026 18:18
Ish-kryediplomati gjerman, Joschka Fischer, në një intervistë për “Der Spiegel” ka folur për luftën në Kosovë.
Ai ka mbrojtur vendimin e tij për ndërhyrjen ushtarake në Kosovë, duke e cilësuar si një domosdoshmëri për të parandaluar një gjenocid të ri. Diplomati gjerman ka deklaraur se fajëson veten që i është dashur ta kuptojë natyrën e vërtetë të konfliktit.
Fischer ka thënë se në rast se Sllobodan Millosheviq do ta kishte çuar deri në fund agjendën e tij, atëherë e ardhmja e BE-së dhe zgjerimi i në Ballkanin Perëndimor do të ishin tema të harruara.
“Në vitin 1995, ne ishim dëshmitarë të masakrës së Srebrenicës në Bosnjë. Më vonë u njoh si gjenocid. Nëse mund ta fajësoj veten për diçka në rastin e Kosovës, është vetëm se më duhej kaq shumë kohë për të kuptuar natyrën e vërtetë të këtij konflikti.
Domethënë, kthimin e një nacionalizmi jashtëzakonisht të rrezikshëm, të gatshëm për vrasje masive dhe terror. Nëse presidenti i atëhershëm serb Millosheviç do ta kishte çuar përpara axhendën e tij, atëherë e ardhmja e BE-së dhe zgjerimi në Ballkan mund të ishin harruar”, ka deklaruar ish-kryediplomati gjerman.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind