Prishtinë 1 Maj 2026 16:05
Në përvjetorin e masakrës në Nabërgjan të Pejës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar 31 civilët e pafajshëm që humbën jetën gjatë vitit 1999. Burra, gra e fëmijë, nga mosha 13 deri në 95 vjeç, u vranë vetëm për shkak të përkatësisë së tyre etnike dhe dëshirës për liri.
Kurti ka thënë se ky krim u krye nga makineria shtetërore ushtarake dhe policore e regjimit të Millosheviqit në Beograd, me synimin e shfarosjes së popullit shqiptar.
Megjithatë, ai tha se plani gjenocidal dështoi, populli shqiptar mbijetoi dhe Kosova bashkë me aleatët perëndimorë fitoi lirinë dhe luftën.
Kryeministri theksoi rëndësinë e drejtësisë për të siguruar që plagët e së kaluarës të mbyllen.
“Pa drejtësi, plagët mbeten të hapura,” tha ai, duke bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit dhe Prokurorisë Speciale që të veprojnë pa vonesë mbi bazën e dëshmive ekzistuese, që kriminelët të dalin para drejtësisë, edhe në mungesë të disa kushteve.
“E vërteta është në anën tonë, e drejtësia është rruga jonë. Buzëqeshja e fëmijëve dhe përparimi i Kosovës janë dëshmia e fitores sonë,” u shpreh kryeministri.

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi