Prishtinë, 29 prill 2026 18:42
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi se do të ruhet bllokada detare ndaj Iranit deri në arritjen e një marrëveshjeje për programin e tij bërthamor, në deklaratat e tij për rrjetin televiziv izraelit Channel 12.
Trump theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk do të heqin masat kufizuese ndaj Teheranit, duke vlerësuar se bllokada detare është një mjet më efektiv presioni sesa sulmet ushtarake.
“Është më efektive se bombardimet”, u shpreh ai, duke shtuar se ekonomia iraniane “po mbytet”.
Ai shtoi gjithashtu se Teherani po kërkon me urgjencë arritjen e një marrëveshjeje për të hequr bllokadën, ndërsa paralajmëroi për pasoja serioze në sektorin energjetik të vendit.
Sipas rrjetit izraelit, deklaratat e presidentit amerikan përbëjnë një refuzim të propozimit iranian të paraqitur më herët gjatë kësaj jave në SHBA, i cili parashikonte arritjen fillimisht të një marrëveshjeje për hapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe heqjen e bllokadës detare, duke shtyrë ndërkohë bisedimet për çështjen bërthamore për një fazë të mëvonshme.

Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Tragjedi hekurudhore në Spanjë, 46 të vdekur nga përplasja mes trenave
Trump mund të urdhërojë sulm të ri ndaj Iranit, ushtria amerikane në gatishmëri
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit