Prishtinë, 28 prill 2026 14:21
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i ftuar në podcastin britanik “Rest is Politics” të drejtuar nga Alastair Campbell dhe Rory Steëart, ka folur për disa çështje që prekin rajonin, përfshirë edhe Kosovën.
Lidhur me këtë te fundit, përderisa flitej për masakrat, Vuçiq, tha se, ka pasur krime lufte nga ana e serbëve gjatë luftës në Kosovë.
Vuçiq, ndërhyrjen e NATO’s në Kosovë e vlerësoi si hapje e kutisë së Pandorës, e cila nuk mund të ndalet nga askush.
‘’Kjo po ndodhte nga të dyja palët. U ekzagjerua nga ana juaj për fatin e tyre. U ekzagjerua edhe nga ana jonë. Ne pretendonim se nuk kishte krime lufte nga ana jonë, por kishte.
Tani pyetja është: kutia e Pandorës është hapur. Tani askush nuk do ta ndalë. Askush nuk do ta ndalë derisa të krijohet një rend i ri botëror’’, ka thënë ai.
Presidenti serb, tha edhe se njerëzit atje ndjenjë zhgënjim lidhur me ndërhyrjen e NATO’s në Kosovë, pasi që është ‘’shkëputur 14% e territorit të Serbisë’’.
‘’Sot, nëse pyet njerëzit e zakonshëm serbë se çfarë ndiejnë për vitin 1999 dhe si janë ndier atëherë, ata ndiejnë edhe më shumë pakënaqësi. Ata ndiejnë zhgënjim më të madh ndaj sjelljes së 19 vendeve që ndërmorën sulme agresive ndaj shtetit tonë. Ajo që u bë nga pothuajse të gjithë nuk ishte në përputhje me Kartën e OKB-së, as në përputhje me Rezolutën 1444 të OKB-së. Kjo nuk u bë për të parandaluar një katastrofë humanitare, siç u tha nga Alistair dhe disa të tjerë të mençur, por në fakt ishte diçka që Perëndimi e bëri për të shkëputur 14% të territorit të Serbisë, gjë që të paktën u tentua të bëhej tetë, nëntë vjet më vonë, në vitin 2008, kur ata bënë këtë vetëshpallje të pavarësisë’’, shtoi ai.
I pyetur se a sheh ngjashmëri mes situatës në Bosnje dhe në Kosovë, Vuçiq, tha se ka ‘’ndryshime juridike’’.
‘’Është një situatë e ndryshme juridike. Rrënjët janë… Mund të gjesh disa elemente të përbashkëta duke folur për rrënjët ose shkaqet e përplasjeve në Kroaci, Bosnje dhe në krahinën tjetër të Serbisë, por në fund ishte një situatë e ndryshme juridike’’, ka thënë Vuçiq.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit