Prishtinë, 28 prill 2026 08:51
Bashkëpunimi i ngushtë ndërinstitucional në fushën e sigurisë është dëshmuar sërish si faktor kyç në mbrojtjen e rendit kushtetues dhe interesave shtetërore të Kosovës.
Rasti i fundit i zbuluar i spiunazhit, që përfundoi me dënim të Jelena Gjykanoviq, nga organet e drejtësisë, konsiderohet rezultat i drejtpërdrejtë i koordinimit profesional mes institucioneve të sigurisë dhe inteligjencës.
Prokurori i rastit, Bekim Kodraliu, ka theksuar se sigurimi i provave vendimtare u arrit falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të sigurisë dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).
Sipas tij, ky koordinim mundësoi dokumentimin e plotë të veprimtarisë së kundërligjshme dhe vërtetimin e akuzave për spiunazh.
Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli fajtore ish-zyrtaren e OSBE-së, Jelena Gjukanoviq, duke e dënuar me gjashtë vjet burgim për veprën penale të spiunazhit. Sipas aktgjykimit, ajo kishte përcjellë informacione sensitive tek shërbimet e huaja, duke rrezikuar sigurinë kombëtare.
Ky rast, sipas njohësve të sigurisë, dëshmon rritjen e kapaciteteve operative dhe analitike të institucioneve të Kosovës, të cilat përmes bashkëpunimit të strukturuar kanë arritur të identifikojnë, hetojnë dhe neutralizojnë aktivitetet që cenojnë rendin kushtetues.
Veçanërisht, roli i AKI-së dhe institucioneve të tjera të sigurisë vlerësohet si vendimtar në mbledhjen e inteligjencës, ndërsa organet e drejtësisë kanë garantuar trajtimin profesional dhe ligjor të rastit deri në përfundim.
Autoritetet kanë ritheksuar se lufta kundër spiunazhit dhe aktiviteteve që cenojnë sigurinë e vendit do të vazhdojë pa kompromis, duke u mbështetur në bashkëpunimin e fortë ndërinstitucional dhe në forcimin e vazhdueshëm të mekanizmave të sigurisë.

Nisin hetimet në Serbi për lirimin e Radoiçiqit pas sulmit në Banjskë
FSK-së i shtohen 12 kamionë ushtarakë, dhjetëra të tjerë priten më 2027
Kosova gati për Gazën, FSK-ja pret thirrjen për dislokim
209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake në FSK
FSK-ja avancon përgatitjen ushtarake përmes bashkëpunimit ndërkombëtar
Maqedonci: Gjatë pesë viteve u rekrutuan 3,220 ushtarë të rinj në FSK
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit