Prishtinë, 27 prill 2026 17:16
Policia e Kosovës ka dëshmuar edhe një herë përkushtimin e saj të vazhdueshëm në ngritjen e standardeve profesionale dhe forcimin e kapaciteteve operative, përmes certifikimit të 44 zyrtarëve policorë të Njësisë për Reagim të Shpejtë (NJRSH).
Ceremonia e certifikimit u zhvillua më 27 prill 2026, në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, pas përfundimit me sukses të një trajnimi intensiv dyjavor në fushën e “Ballafaqimit me turma”. Ky trajnim kishte për qëllim avancimin e aftësive profesionale të zyrtarëve në menaxhimin e situatave të ndjeshme me turma dhe tubime publike, duke garantuar një qasje të koordinuar, profesionale dhe në përputhje me standardet moderne të sigurisë, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, përcjell Veritasinfo.
Procesi i trajnimit u realizua nga instruktorët e Drejtorisë së Njësisë Speciale Operative (DNJSO), përmes Divizionit të Trajnimeve në kuadër të Departamentit të Burimeve Njerëzore, duke reflektuar një qasje të strukturuar dhe sistematike në zhvillimin profesional të stafit policor.
Ky aktivitet është pjesë e një cikli të planifikuar trajnimesh që do të shtrihet në të gjitha tetë rajonet policore të vendit, në përputhje me konceptin nacional për menaxhimin e trazirave qytetare. Një qasje e tillë synon unifikimin e praktikave operative dhe rritjen e gatishmërisë së njësive në nivel vendi.
Me këto investime të vazhdueshme në kapitalin njerëzor dhe në trajnime profesionale, Policia e Kosovës po forcon më tej rolin e saj si garantuese e rendit dhe sigurisë publike, duke dëshmuar gatishmëri dhe profesionalizëm në përballimin e sfidave të sigurisë bashkëkohore.

Nisin hetimet në Serbi për lirimin e Radoiçiqit pas sulmit në Banjskë
FSK-së i shtohen 12 kamionë ushtarakë, dhjetëra të tjerë priten më 2027
Kosova gati për Gazën, FSK-ja pret thirrjen për dislokim
209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake në FSK
FSK-ja avancon përgatitjen ushtarake përmes bashkëpunimit ndërkombëtar
Maqedonci: Gjatë pesë viteve u rekrutuan 3,220 ushtarë të rinj në FSK
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit