Prishtinë, 27 prill 2026 07:32
Rezervat e gjakut mbeten jetike për trajtimin e shumë pacientëve, ndërsa aksionet e dhurimit po shtohen në gjithë vendin. Kësaj nisme i është bashkuar edhe Forca e Sigurisë së Kosovës, duke kontribuar me dhurues vullnetarë dhe duke inkurajuar qytetarët që të japin kontributin e tyre në shpëtimin e jetëve.
Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës ekzekutive të Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut (QKKTGJ), Albana Beslimi-Krasniqi, thotë se rezervat e gjakut janë thelbësore për funksionimin normal të shërbimeve shëndetësore.
“Shembulli i dhurimit të gjakut nga pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës shërben edhe si një shembull shumë pozitiv që ndikon edhe në ngritjen e vetëdijes, mund të them kolektive, për rëndësinë e dhurimit vullnetar të gjakut. Edhe me rritjen e numrit të pjesëtarëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, natyrisht vërehet edhe rritja e numrit të dhurimeve të përgjithshme në Forcën e Sigurisë së Kosovës”, tha Albana Beslimi-Krasniqi për RTK.
Ajo nënvizon se përkundër stabilitetit aktual, kërkesat për gjak ndryshojnë vazhdimisht.
“Për momentin rezervat e produkteve të gjakut janë stabile, mirëpo këto kërkesat janë dinamike, domethënë mungesat e grupeve ose rezervave janë dinamike dhe varen nga kërkesat për gjak dhe produkte të gjakut që bëhen nga klinikat në të cilat trajtohen pacientët. Në numër më të pakët janë grupet e gjakut me Rh negativ, për shkak se edhe përqindja e dhuruesve në popullatë është më e vogël”, shtoi ajo.
Një prej dhuruesve të rregullt të gjakut thotë se ky akt i vogël për të ka një ndikim të madh për pacientët në nevojë.
“Jam dhurues i gjakut moti, qysh moti. Domethënë bëhet fjalë edhe para luftës, qysh prej vitit ’86 kam filluar për herë të parë dhurimin e gjakut. Kam 40 deri në mbi 40 herë dhurim gjakut para luftës, ndërsa qysh nga 2011-ta e këtej jam edhe një prej grupeve organizatore për dhurimin e gjakut”, tha Fatmir Gërguri, dhurues i gjakut.
Përfaqësuesit shëndetësorë apelojnë që dhurimi i gjakut të mos mbetet vetëm një akt i rastësishëm, por të kthehet në një praktikë të rregullt solidariteti për shpëtimin e jetëve.

Paraqiten katër kërkesa në protestën e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së
Nis protesta në sheshin e Prishtinës, në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Galica: Brovina ishte luftëtare e UÇK-së, ajo nuk u ndal as kur u burgos
“Jo në emrin tonë”, Këshilli i Ambasadorëve reagon pas aktgjykimit ndaj krerëve të UÇK-së
Sot i jepet lamtumira e fundit Flora Brovinës
Sot në 12:00 protestë gjithëpopullore
Von der Leyen vjen në Kosovë dhe rajon – eviton Serbinë
Maqedonci: Ushtarakët e FSK-së do të mund të ndjekin studime universitare dhe master në anglisht
Përgatitje e avancuar për pjesëtarët e FSK-së në qitje precize
Foda publikon listën zyrtare të Kosovës, shumë risi dhe mungesa të mëdha