Prishtinë, 25 prill 2026 22:00
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar të shtunën në mbrëmje se është stabilizuar funksionimi i elektrofiltrave në Termocentralin Kosova A, pas defekteve që u raportuan mëngjesin e sotëm e ku u pa tym i madh nga Obiliqi.
Sipas njoftimit të KEK-ut, problemi ishte shkaktuar nga një ndërprerje në qarkun elektrik të ndërprerësve të kompresorëve të ajrit me automatizëm, por situata është tejkaluar me sukses falë reagimit të shpejtë të stafit teknik.
KEK-u bën të ditur se janë realizuar të gjitha ndërhyrjet e nevojshme për sanimin e plotë të gjendjes dhe rikthimin në funksion normal të elektrofiltrave.
Gjatë gjithë periudhës së ndërprerjes, sipas kompanisë, janë zbatuar masa operative dhe parandaluese për mbrojtjen e aseteve dhe për menaxhimin e situatës në përputhje me standardet teknike dhe mjedisore në fuqi.
Në fund, KEK ka shprehur mirënjohje për përkushtimin dhe profesionalizmin e stafit të termocentralit, duke theksuar se mbetet e përkushtuar për operim të sigurt, transparent dhe të qëndrueshëm.

Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve