Prishtinë 24 Prill 2026 9:06
Ushtruesja e detyrës së Presidentes dhe Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se Kuvendi i Kosovës ka miratuar Rezolutën për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj komunitetit shqiptar në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
Haxhiu përmes një postimi në facebook, ka bërë të ditur se kjo rezolutë përbën një hap të rëndësishëm në përkushtimin institucional ndaj shqiptarëve në Lugina e Preshevës, duke synuar mbështetjen e të drejtave, dinjitetit dhe mirëqenies së tyre në përputhje me standardet evropiane, shkruan IndeksOnline.
“Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi Rezolutën për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj komunitetit shqiptar në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, në përputhje me standardet evropiane. Ky vendim është një hap tjetër i rëndësishëm në rrugën e përkushtimit tonë të vazhdueshëm ndaj bashkëkombësve në Luginën e Preshevës”, ka shkruar Haxhiu.
Haxhiu ka theksuar se përmes këtij vendimi synohet forcimi i bashkëpunimit dhe avancimi i zhvillimit, barazisë dhe integrimit shoqëror të këtij komuniteti.
“Përmes këtij angazhimi, synojmë të qëndrojmë pranë tyre, të mbështesim të drejtat dhe dinjitetin e tyre, si dhe të thellojmë bashkëpunimin që kontribuon në zhvillim, barazi dhe integrim të plotë shoqëror. Kjo rezolutë është një mesazh i qartë i solidaritetit dhe përgjegjësisë shtetërore ndaj bashkëkombësve tanë në Luginën e Preshevës”, ka shkruar Haxhiu

Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve