Mitrovicë, 24 prill 2026 11:56
Në Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” ka nisur për herë të parë zbatimi i skriningut neonatal për foshnjat e porsalindura, duke shënuar një hap të rëndësishëm në avancimin e kujdesit shëndetësor për këtë kategori të ndjeshme.
Ky shërbim po realizohet në koordinim me Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës dhe strukturat përkatëse të neonatologjisë, me qëllim identifikimin e hershëm të çrregullimeve metabolike dhe gjenetike që mund të rrezikojnë zhvillimin normal të fëmijëve.
Procedura është e thjeshtë dhe minimale invazive: përmes një mostre gjaku të marrë nga thembra e të porsalindurit, bëhet analiza që mund të zbulojë sëmundje edhe para se të shfaqen simptomat e para.
Kjo u jep mjekëve mundësinë për ndërhyrje të menjëhershme dhe trajtim efektiv, duke parandaluar pasoja të rënda afatgjata.
Sipas përgjegjësve të institucionit, testimet e para tashmë janë kryer me sukses, duke dëshmuar gatishmërinë e stafit dhe funksionalizimin e këtij shërbimi të ri.
Futja e skriningut neonatal në këtë spital konsiderohet një zhvillim i rëndësishëm për rajonin e Mitrovicës, pasi e afron praktikën mjekësore vendore me standardet ndërkombëtare dhe rrit ndjeshëm sigurinë shëndetësore për foshnjat që në ditët e para të jetës.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind