Prishtinë 23 Prill 2026 11:07
theksuar rolin e tij të vazhdueshëm në mbështetje të Kosovës dhe të drejtave të shqiptarëve.
Kurti tha se Engel ishte një mik dhe mbështetës i madh i shqiptarëve, i cili nuk hezitoi asnjëherë të ngriste zërin për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të pozicionohej në anën e drejtë të historisë.
“Kongresisti Eliot Engel, miku dhe mbështetësi i madh i shqiptarëve në përgjithësi dhe i Kosovës në veçanti, nuk hezitoi asnjëherë të ngriste zërin për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të pozicionohej në anën e drejtë të historisë. Për më tepër, ai avokoi dhe u angazhua pa u kursyer që të drejtat të triumfojnë. Kur erdhi në Prishtinë, me rastin e hapjes së zyrës informuese të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në qershor të vitit 1996, ai e cilësoi atë si ambasadën e parë të shtetasve amerikanë në Kosovë, duke u shprehur i bindur se një ditë do të ketë një Republikë të Kosovës. Këtë e tregoi vetë në ditën kur preu shiritin e ndërtesës së re e moderne të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovën e lirë dhe të pavarur”, tha ai.
“Ai nuk u kursye asnjëherë në angazhimin e tij, duke e ngritur dhe duke avokuar për mbrojtjen e çështjes sonë në institucionet më të larta amerikane. Për më shumë se 3 dekada, në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, Engel ishte një shërbyes i përkushtuar i qytetarëve amerikanë, dhe përfaqësues i fuqishëm për të drejtat e njeriut dhe ato civile, kudo në botë e sidomos për ne. Kongresisti Engel i qëndroi besnik angazhimit për kombin tonë, që kur u njoh për së afërmi me të. Në shënimin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në këtë foltore, në Kuvendin e shtetit të cilin Kongresisti Engel ishte i bindur se do të bëhej, ai tha, po citoj: “Dua ta shoh Kosovën të njohur nga secili shtet në botë, dua ta shoh Kosovën të anëtarësuar në Kombet e Bashkuara, dua ta shoh Kosovën në NATO dhe dua ta shoh Kosovën në Kombet e Bashkuara”, tha ai.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind