Prishtinë 23 Prill 2026 9:22
Inspektorati Qendror i Punës, në zbatim të vendimit të ministrit të MPFVLÇ-së ka paraqitur të dhënat e fundit lidhur me aksionin e jashtëzakonshëm inspektues në sektorët me rrezikshmëri të lartë, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Ky raport 48-orësh nga Inspektorati Qendror i Punës paraqet rezultatet e inspektimeve të ditës së tetë të realizuara në kuadër të këtij aksioni, ndërkaq fokus i inspektimit ka qenë sektori i ndërtimtarisë.
Sipas raportit 48-orësh janë realizuar gjithsej 31 inspektime dhe 44 riinspektime, duke rezultuar me një numër të konsiderueshëm masash ndëshkuese dhe parandaluese ndaj subjekteve që nuk kanë respektuar legjislacionin në fuqi.
Të dhënat tregojnë se gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 13 masa ndalimi të punimeve, ndërsa në 12 raste është dhënë leje për vazhdimin e aktivitetit, pas përmbushjes së kushteve ligjore nga ana e subjekteve të inspektuara.
Po ashtu, inspektorët kanë dhënë 10 vërejtje dhe në 12 raste nuk janë konstatuar shkelje, duke reflektuar një nivel të ndryshëm të përputhshmërisë në sektorë të ndryshëm.
Një nga treguesit kryesorë të aksionit është numri i masave për eliminimin e parregullsive, që arrin në 28 raste, duke dëshmuar për nevojën e ndërhyrjeve konkrete në përmirësimin e kushteve të punës dhe respektimin e standardeve të sigurisë.
Sa i përket shpërndarjes sipas komunave, Gjakova kryeson me 10 inspektime dhe 7 riinspektime, ndërsa Mitrovica shënon numër të lartë të ndërhyrjeve me 7 inspektime dhe 9 riinspektime, si dhe 4 ndalime punimesh.
Gjilani ka regjistruar 2 inspektime dhe 9 riinspektime, me 4 leje për punim dhe 4 masa për eliminim të parregullsive. Ndërkohë, në Lipjan janë evidentuar 5 masa për eliminim parregullsish, ndërsa në Drenas ky numër arrin në 8 – më i larti ndër komunat e përfshira në raport.
Autoritetet kanë paralajmëruar se aksionet e tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim të rritjes së disiplinës ligjore dhe parandalimit të shkeljeve në tregun e punës në Kosovë.

Haxhiu i hap homazhet për kolosin e letrave shqipe, Rexhep Qosjen
Si dhe çka raportonte Jelena Gjukanoviq te BIA serbe
Sot në Kuvend homazh përkujtimor dhe hapet Libri i Zisë në nderim të Qosjes
Forcohet koordinimi doganor mes Kosovës dhe Shqipërisë
Gjykata shpall nesër aktgjykimin për rastin “Banjska”
Mbahet seanca ndaj të akuzuarës për spiunazh Jelena Gjukanoviq, Prokuroria kërkon 25 vjet burgim
Punëtori humb jetën pasi bie nga ndërtesa në Gjakovë