Prishtinë, 23 prill 2026 17:44
Kërkesa e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për lirimin e kriminelit të dënuar për gjenocid Ratko Mladić përbën jo vetëm një akt politik të papërgjegjshëm, por edhe një goditje të drejtpërdrejtë ndaj drejtësisë ndërkombëtare dhe kujtesës së viktimave të luftërave në ish-Jugosllavi.
Mladiqi, i dënuar me burgim të përjetshëm për krime monstruoze, përfshirë gjenocidin në Srebrenicë, është një nga figurat më të errëta të historisë moderne evropiane.
Megjithatë, në vend që të distancohet qartë nga kjo trashëgimi kriminale, Vuçiq zgjedh të ndërhyjë publikisht në favor të tij, duke ngritur dyshime serioze për orientimin moral dhe politik të lidershipit serb.
Ky veprim nuk mund të arsyetohet thjesht si një “çështje humanitare”. Në thelb, ai reflekton një vijimësi shqetësuese të politikave që kanë karakterizuar Serbinë për dekada, një tendencë për të relativizuar krimet, për të rehabilituar kriminelët dhe për të shmangur përgjegjësinë historike.
Në këtë kontekst, Vuçiq nuk po vepron si një lider që synon pajtimin, por si një figurë që, në mënyrë të vetëdijshme apo jo, mban gjallë narrativat që justifikojnë krimet ndaj civilëve shqiptarë dhe popujve të tjerë në rajon.
Për Kosovën dhe për të gjithë ata që kanë përjetuar pasojat e luftës, një kërkesë e tillë është më shumë se provokim, është një fyerje e hapur.
Ajo dërgon një mesazh të rrezikshëm: se në Serbinë e sotme, edhe krimet më të rënda mund të relativizohen nëse autorët e tyre konsiderohen “heronj” nga një pjesë e establishmentit politik.
Në vend që të përballet me të kaluarën dhe të ndërtojë ura besimi, Vuçiq po zgjedh të rreshtohet në anën e figurave që simbolizojnë dhunën dhe gjenocidin. Kjo qasje jo vetëm që minon përpjekjet për pajtim në rajon, por edhe e vendos Serbinë në një kurs përplasjeje me vlerat themelore të drejtësisë dhe të së drejtës ndërkombëtare.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit