Prishtinë 23 Prill 2026 17:30
Është mbajtur sot seanca gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj të akuzuarës Jelen Gjukanoviq, e cila ngarkohet për veprën penale të spiunazhit.
Në fjalën përfundimtare, Prokuroria ka kërkuar dënimin maksimal prej 25 vjetësh burgim, duke e cilësuar rastin si një ndër më të rëndësishmit në fushën e sigurisë kombëtare.
Prokurori theksoi se çështja nuk është vetëm individuale, por prek drejtpërdrejt sigurinë e shtetit dhe besimin e qytetarëve në institucionet e Republikës së Kosovës.
“Dënimi i drejtë dhe proporcional në këtë rast është dënimi maksimal i paraparë me nenin 124, paragrafi 3 të Kodit Penal, me qëllim që të mbrohet rendi kushtetues dhe siguria e zyrtarëve dhe qytetarëve të Republikës, si dhe për të dërguar një mesazh të qartë se veprimtari të tilla nuk do të tolerohen në shtetin tonë”, ka thënë ndër të tjera prokurori gjatë seancës.
Aktgjykimi për këtë rast pritet të shpallet më 27 prill 2026, në ora 13:15.
Ky është rasti i radhës i hetuar dhe realizuar nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) në kuadër të luftës kundër spiunazhit.
Serbja Jelena Gjukanoviq, punonjëse e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ishte arrestuar më 28 shkurt të vitit 2025 në pikën kufitare të Jarinjës, në veri të Kosovës, dhe që atëherë ndodhet në paraburgim.
Gjukanoviq dyshohet për spiunazh në bashkëpunim me një tjetër person, i cili po ashtu është nën hetime.
Sipas Kodit Penal të Kosovës, spiunazhi konsiderohet krim i rëndë dhe, në rast të konfirmimit të fajësisë, dënohet me minimum pesë vjet burg.
Gjukanoviq dyshohet të ketë bashkëpunuar me Agjencinë Serbe të Sigurisë dhe Inteligjencës

Paraqiten katër kërkesa në protestën e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së
Nis protesta në sheshin e Prishtinës, në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Galica: Brovina ishte luftëtare e UÇK-së, ajo nuk u ndal as kur u burgos
“Jo në emrin tonë”, Këshilli i Ambasadorëve reagon pas aktgjykimit ndaj krerëve të UÇK-së
Sot i jepet lamtumira e fundit Flora Brovinës
Sot në 12:00 protestë gjithëpopullore
Von der Leyen vjen në Kosovë dhe rajon – eviton Serbinë
Maqedonci: Ushtarakët e FSK-së do të mund të ndjekin studime universitare dhe master në anglisht
Përgatitje e avancuar për pjesëtarët e FSK-së në qitje precize
Foda publikon listën zyrtare të Kosovës, shumë risi dhe mungesa të mëdha