Prishtinë, 23 prill 2026
Të mërkurën e 22 prillit u bënë 27 vjet kur Amerika kishte dhënë sinjalin e parë se Kosova do të mund të pavarësohet, pasi këtu të mbaronte lufta e vitit 1999.
Dhe këtë paralajmërimin e kishte bërë vetë presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton.
Në fakt, ai nuk e kishte përdorur termin pavarësi, por ishte kujdesur që atë ta “mbështjellë” me fjalën vetë-qeverisje.
“Objektivi ynë është i qartë: ne duam që të gjithë njerëzit e Kosovës të kthehen në shtëpitë e tyre, të lirë nga prania armiqësore e forcave të Millosheviqit, të mbrojtur nga një forcë ndërkombëtare sigurie dhe të gëzojnë liri dhe vetëqeverisje”, pati thënë Clinton në prag të Samitit të mbajtur në Uashington, me rastin e 50 vjetorit të themelimit të NATO-s, sipas AP, transmeton KosovaPress. “Millosheviq mund ta pranojë këtë rezultat ose mund të shohë se si NATO e dobëson makinerinë e tij të luftës, ndërsa populli serb, që ai pretendon se e përfaqëson, përballet me vështirësi në rritje”.
Nga ana tjetër, sekretari i atëhershëm i përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana pati bërë një deklaratë pak më të butë, duke evituar çfarëdo asociimi të periudhës së pasluftës në Kosovë me pavarësi, duke deklaruar se qëllimi i bombardimeve ajrore të Aleancës ndaj Jugosllavisë (Serbisë) ishte të kthehen kosovarët në shtëpi dhe të vendoset e garantohet paqja në Evropë.
“Nëse Evropa do të gëzojë një paqe të qëndrueshme dhe demokratike, është thelbësore që vlerat tona të mbizotërojnë në Kosovë dhe jo ato të Millosheviq. Në samitin tonë nesër, uniteti dhe vendosmëria e aleancës do të jenë vendimtare. Ne nuk do të përçahemi dhe nuk do të devijojmë nga objektivi ynë, dhe objektivi është i qartë: largimi i forcave serbe nga Kosova”, tha ai. “Dhe, siç ka thënë Presidenti, një forcë ndërkombëtare do të jetë në gjendje të sigurojë që refugjatët, njerëzit që po vuajnë vërtet tani, të mund të kthehen në vendet e tyre, në shtëpitë e tyre, me siguri”.
Largimi I forcave të Millosheviqit nga Kosova u bë i mundur tek më 12 qershor 1999, rreth 50 ditë pas këtij Samiti të NATO-s

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit