Prishtinë 22 Prill 2026 11:32
U.d. së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arian Gashi, me të cilin ka diskutuar për gjendjen në sistemin prokurorial dhe sfidat me të cilat përballet ky sektor.
Sipas njoftimit, në takim është biseduar për arritjet dhe reformat në drejtësi, si edhe për domosdoshmërinë e përmbylljes sa më të shpejtë të procesit për zgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit.
Po ashtu, pjesë e diskutimit kanë qenë edhe nevojat buxhetore, infrastruktura, si dhe nevoja për më shumë prokurorë dhe staf mbështetës, çështje të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në efikasitetin institucional.
Haxhiu ka riafirmuar përkushtimin e saj për ruajtjen e pavarësisë institucionale dhe forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind