Prishtinë 22 Prill 2026 11:09
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim në zyrën e tij me ambasadorin e Shtetet e Bashkuara të Amerikës në NATO, Matthew Whitaker.
Gjatë këtij takimi, Kurti ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i jep Kosovës, duke vënë theksin te rëndësia e partneritetit strategjik dhe bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve.
Ai theksoi veçanërisht bashkëpunimin në sektorin e mbrojtjes, duke përmendur trajnimet dhe avancimin profesional të pjesëtarëve të Forca e Sigurisë së Kosovës, si dhe rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.
Kurti nënvizoi gjithashtu përkushtimin e përbashkët me SHBA-në për ruajtjen e stabilitetit, paqes dhe sigurisë, si në rajon ashtu edhe më gjerë.
Ai theksoi se përshpejtimi i anëtarësimit të Kosovës në NATO do të ishte një hap i rëndësishëm për garantimin afatgjatë të sigurisë në Ballkan.
“Në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jemi të angazhuar për stabilitet, paqe dhe siguri në rajon dhe më gjerë. Në këtë drejtim përshpejtimi i anëtarësimit të Kosovës në NATO do të ishte një kontribut i rëndësishëm dhe një garantues afatgjatë për paqen dhe sigurinë në Ballkan”, ka shkruar Kurti.
Ai rikujtoi se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së mbeten të forta, të ndërtuara mbi vlera të përbashkëta dhe besim të ndërsjellë.
Kryeministri ka publikuar edhe pamje nga pritje që i bëri dje Ambasadorit Whitaker.

Paraqiten katër kërkesa në protestën e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së
Nis protesta në sheshin e Prishtinës, në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Galica: Brovina ishte luftëtare e UÇK-së, ajo nuk u ndal as kur u burgos
“Jo në emrin tonë”, Këshilli i Ambasadorëve reagon pas aktgjykimit ndaj krerëve të UÇK-së
Sot i jepet lamtumira e fundit Flora Brovinës
Sot në 12:00 protestë gjithëpopullore
Trump nënshkruan ligjin për sanksione ndaj Rusisë, Zelensky: Faleminderit SHBA
Von der Leyen vjen në Kosovë dhe rajon – eviton Serbinë
Maqedonci: Ushtarakët e FSK-së do të mund të ndjekin studime universitare dhe master në anglisht
Përgatitje e avancuar për pjesëtarët e FSK-së në qitje precize