Prishtinë, 21 prill 2026 22:13
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e ka vlerësuar rolin e Kosovës në përfundimin e luftërave, dhe këtë e ka bërë në letrën e falënderimit dërguar ish-presidentes Vjosa Osmani, me rastin e përfundimit të mandatit të saj.
Në letrën që mban datën 8 prill, e të cilën Osmani e ka publikuar sot (e martë), Trump ka nënvizuar se Kosova ka luajtur një rol të rëndësishëm në nismat për paqe dhe stabilitet.
“Kemi arritur shumë së bashku në një periudhë të shkurtër kohore – veçanërisht bashkëpunimin tonë në kuadër të Bordit të Paqes. Pjesëmarrja e Kosovës në këtë nismë të re premtuese do të luajë një rol të jashtëzakonshëm në përfundimin e konflikteve në mbarë botën, duke promovuar njëkohësisht lirinë dhe mirëqenien për të dy popujt tanë”, thuhet në letër.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit