Prishtinë, 19 Korrik 2025
Qytetarët kundër produkteve serbe, kërkojnë mbështetje për prodhimet vendore
Mallrat serbe janë rikthyer fuqishëm në tregun e Kosovës këtë vit, duke shënuar një rritje të madhe të importit. Vetëm në pesë muajt e parë të vitit, Kosova ka importuar nga Serbia mallra në vlerë mbi 91 milionë euro – rreth 117% më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.
Megjithë thirrjet për bojkot, këto produkte vazhdojnë të shiten. Shumica e qytetarëve të anketuar nga KosovaPress shprehen kundër blerjes së produkteve serbe, duke theksuar se favorizimi i prodhimeve vendore ndihmon ekonominë dhe buxhetin e Kosovës.
Basri Hoxha thekson se “produktet serbe duhet të bojkotohen”, duke shtuar se shteti duhet të investojë më shumë në bujqësi dhe në ngritjen e fermave, në mënyrë që konsumatorët të kenë alternativa cilësore dhe të përballueshme. Ai kritikon qeveritë e pasluftës për mungesë mbështetjeje ndaj prodhuesve vendorë.
Valdet Spahijaj thekson se vetëdija për bojkot është rritur pas luftës dhe se “Kosova tashmë ka shumëllojshmëri produktesh vendore, prandaj nuk ka arsye për t’u orientuar te ato serbe”.
Edhe Musa Kalaveshi e sheh këtë si çështje parimore: “Pse të blejmë produkte të huaja kur i kemi tonat?”. Sejdi Halimi shton se konsumimi i prodhimeve vendore ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë dhe në rritjen e buxhetit të Kosovës.
Jashar Miftari shprehet kategorik: “Nuk i blej sepse nuk i dua. Nuk u besoj atyre që i konsiderojmë armiq dhe nuk ka arsye t’i mbështesim përmes konsumit.”
Sipas Doganës së Kosovës, bilanci tregtar mbetet negativ, pasi eksportet janë të ulëta për shkak të mungesës së subvencioneve dhe politikave jo të favorshme për prodhuesit vendorë.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari