Prishtinë, 19 prill 2026 12:44
Kushtrim Gara, udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur ka përkujtuar 23 shqiptarët e zhdukur në Zubin-Potok, duke thënë se arkivat e mbyllura e mbajnë peng të vërtetën.
Sipas tij, dokumente zyrtare dëshmojnë përfshirjen e Ushtrisë Jugosllave në këtë krim.
“23 jetë të ndërprera padrejtësisht…23 plagë që nuk mbyllen kurrë…… jetë, familje, histori që jetojnë me ne çdo ditë…Më 19 Prill 1999, në Dreth dhe Kalludër të Zubin Potokut, u rrëmbyen dhe u zhdukën me forcë 23 qytetarë shqiptarë, të njohur si ‘Grupi i Intelektualëve’, kryesisht nga regjioni i Mitrovicës. Sot, 19 prill 2026, përulemi me dhimbje e respekt para jetëve dhe kontributit të tyre, duke qëndruar pranë familjeve dhe duke kërkuar drejtësi e të vërtetën. Edhe pas 27 vitesh, ky rast mbetet pa përgjigje. Dokumente zyrtare dëshmojnë përfshirjen e Ushtrisë Jugosllave në këtë krim, ndërsa mungesa e bashkëpunimit dhe mos hapja e arkivave vazhdojnë të pengojnë zbardhjen e fatit të tyre. Kujtimi për ta nuk zbehet. Ai jeton në përkushtimin tonë për të mos harruar asnjë emër dhe për të kërkuar pa ndalur të vërtetën”, ka shkruar ai, derisa ka publikuar edhe emrat e të zhdukurve.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind