Prishtinë 17 Prill 2026 8:02
Lulzim Peci në emisionin “Click” tha se emisari për dialogun, Peter Sorensen në Kosovë ka ardhur për punë.
Ai nuk e përjashtoi mundësinë se po punohet në drejtim për një takim të mundshëm në maj mes Kurtit e Vuçiqit.
“Mirëpo jemi në një momentum interesant për Kosovën edhe i mirë, sepse yjet ndërkombëtare për neve kanë filluar me shku në drejtim të mbarë e për Serbinë në drejtim të keq, sepse Serbia tani është goxha në një presion të madh prej Perëndimit, pikësëpari për shkak të qeverisjes së brendshme e dyta ka të bëjë për marrëdhëniet e saj me Rusinë dhe Kinën, edhe tash yjet janë kah shkojnë në atë drejtim që Serbia është duke u dobësuar, ka edhe presion të SHBA-së, e në anën tjetër Kosovës janë duke iu rregulluar yjet e duhet me ditë këto yjet kur janë të rregulluara si me nxjerrë maksimumin”, tha Peci.
Ai shtoi se nëse nuk ka lidership politik mund të humbet ky momentum i favorshëm.
“Momentalisht jo (s’ka lidership) sepse nuk po mundemi një president me zgjedh”, tha ai.
Megjithatë, Peci u shpreh optimist se në momentin e fundit do të kapet ky momentum.

Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve
Kurti: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE, pozita aktuale nuk e pasqyron progresin e bërë