Gjilan, 18 Korrik 2025
Policia kufitare e Njësisë në Muqivërcë, në kuadër të Drejtorisë Rajonale për Kufirin – Lindje, ka parandaluar një rast kontrabande me mallra nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës.
Rasti ka ndodhur rreth orës 13:25 në fshatin Novosellë të Kaçanikut, kur një automjet me targa të Serbisë, sapo kishte hyrë nga territori i Serbisë në Kosovë, është ndaluar për kontroll nga patrulla kufitare. Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit janë gjetur barna të llojeve të ndryshme, të dyshuara si mallra të kontrabanduara.
Prokurorja kujdestare nga Prokuroria Themelore në Gjilan është informuar për rastin dhe ka urdhëruar që ngjarja të trajtohet si vepër penale “Kontrabandë me mallra”. Barna e dyshuara janë sekuestruar përkohësisht dhe janë dorëzuar për ruajtje në Doganën e Kosovës, ndërsa personi i dyshuar dhe automjeti janë liruar në procedurë të rregullt.
Policia e Kosovës thekson se do të vazhdojë angazhimin e saj në parandalimin dhe luftimin e të gjitha veprimtarive të paligjshme përgjatë kufirit.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari