Ngjarje e rëndë në Shtime: 36-vjeçari humb jetën në rrethana misterioze
Prishtinë, 13 prill 2026 21:35
Një person është gjetur pa shenja jete pasditen e së dielës në fshatin Godanc i Epërm, në komunën e Shtimes.
Sipas njoftimit nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, rasti është raportuar sot rreth orës 15:15, nga një qytetar i cili kishte informuar se një person ishte rrëzuar në tokë dhe kishte nevojë për ndihmë mjekësore.
Menjëherë pas pranimit të thirrjes, në vendin e ngjarjes kanë dalë patrullat policore dhe ekipi emergjent nga Shtimja. Pas ekzaminimit nga mjekët, është konstatuar se personi nuk kishte shenja jete.
Viktima është identifikuar si L.V., 36 vjeç.
“Lidhur me rastin janë njoftuar edhe hetuesit dhe krimteknikët rajonal për ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme procedurale hetimore. Personi i cili ka humbur jetën është L.V., 36 vjeç. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion, ndërsa është iniciuar rasti ” Hetim mbi vdekjen”. Për informata shtësë do të njoftoheni me raport vijues.”, tha Veseli
Të gjitha materialet e publikuara në këtë web janë pronësi e portalit dhe
mbrohen me ligjet për të drejtën autoriale.
Këto materiale nuk mund të kopjohen, shtypen apo të përdoren për çdo lloj
përfitimi material pa miratimin e drejtuesve të “Veritas Info”.
“Veritas Info” është themeluar me qëllim që të sigurojë akses të shpejtë
dhe të besueshëm në informacion, të promovojë dialogun ndërmjet
komuniteteve dhe të mbështesë transparencën dhe pjesëmarrjen aktive
qytetare në jetën shoqërore dhe demokratike.