Istog, 13 prill 2026 08:59
Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Dobrushë, në Komunën e Istogut.
Sipas informacioneve, në mëngjesin e hershem vozitësi i veturës ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë betoni, duke shkaktuar pasoja fatale.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se në aksident është përfshirë vetëm një automjet.
Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë policore, ekipi emergjent mjekësor dhe zjarrfikësit, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga vetura.
Gashi ka bërë të ditur se autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa trupi i pajetë pritet të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme

Rasti i Arlinda Zekajt, arrestohen edhe katër persona tjerë të dyshuar
Vdekje në vendin e punës në Istog, Prokuroria nis hetimet
Aksident në komunikacion, vdes një person
47 fishekë dhe para të gatshme i gjenden të dyshuarit për vrasjen në Suharekë gjatë bastisjes së shtëpisë
Vritet një person në Suharekë, i dyshuari në arrati
Pas vdekjes së ish-policit nga Peja, djali i tij në gjendje kritike
Krerët e shteteve të Kosovës dhe Shqipërisë në Vlorë, shënojnë 114-vjetorin e Pavarësisë
Kurti: Pavarësia e Shqipërisë nuk u dhurua, u arrit me përpjekje brezash
Dëshmitë e vitit 1990: Nxënësit shqiptarë u helmuan, Serbia fliste për “histeri kolektive”
Picula: Serbia vazhdon me narrativën e viteve ’90