Prishtinë 11 Prill 2026 16:12
Një armëpushim i përkohshëm mes Rusisë dhe Ukrainës për Pashkët Ortodokse pritet të nisë mesditën e 11 prillit, teksa përpjekjet diplomatike amerikane për t’i dhënë fund luftës kanë ngecur.
Kremlini tha se ka urdhëruar një armëpushim të përkohshëm nga ora 16:00 (ora 13:00, sipas kohës lokale në Kosovë) deri të dielën, pra një armëpushim 32-orësh.
Ministri rus i Mbrojtjes, Andrei Belousov, dhe shefi i ushtrisë, Valery Gerasimov, janë udhëzuar të “ndalojnë armiqësitë në të gjitha drejtimet gjatë kësaj periudhe”, tha Kremlini.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Kievi “ka deklaruar vazhdimisht” se është i gatshëm për një armëpushim gjatë Pashkëve dhe është i gatshëm të përgjigjet në mënyrë reciproke.
Armëpushimi i përkohshëm erdhi teksa bisedimet e udhëhequra nga SHBA për t’i dhënë fund konfliktit katërvjeçar janë penguar nga lufta në Lindjen e Mesme.
Të dy palët kishin respektuar po ashtu një armëpushim për Pashkët Ortodokse vitin e kaluar.
Autoritetet në qytetin e Odesës në jug të Ukrainë njoftuan të shtunën se dy persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën nga sulmet ruse, vetëm disa orë para se të hyjë në fuqi armëpushimi.
Dy persona të tjerë u vranë dhe rreth 15 u plagosën gjatë natës të së premtes në dy sulme të ndara në rajonin qendror të Poltavës dhe në Sumit, në verilindje të Ukrainës, sipas autoriteteve rajonale.
Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, Forcat Ajrore të Ukrainës tha se Rusia kishte lëshuar 128 dronë ndaj Ukrainës gjatë natës së të enjtes.
Deri më tani janë mbajtur disa runde bisedimesh, të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, për t’i dhënë fund luftës që nisi më 2022, por përpjekjet diplomatike deri më tani nuk kanë prodhuar ndonjë marrëveshje.

Kurti pas homazheve te memoriali i policëve të rënë në detyrë: Kosova është më e sigurt se kurrë
Krerët e shtetit bëjnë homazhe pranë Lapidarit të Policëve të rënë
26 Korriku, dita kushtuar policëve që sakrifikuan jetën për Kosovën
Për gjashtë muaj, 46 viktima në 45 aksidente fatale
Lirohet i riu nga Kosova që u ndalua nga policia serbe në Horgosh
Policia mohon arrestimin e shtetasit turk: U paraqit si ankues, pas intervistimit u lirua
Trump urdhëron ushtrinë amerikane të pezullojë sulmet ndaj Iranit, raportojnë mediat amerikane