Prishtinë 10 Prill 2026. 8:29
Studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” do të mbajnë sot një protestë në Pejë, e paralajmëruar të nisë nga ora 12:00 në sheshin e qytetit.
Organizatorët kanë bërë të ditur se protesta synon mbrojtjen e vlerave çlirimtare, duke theksuar se kjo nismë nuk lidhet me mbështetjen ndaj një individi të caktuar, por përbën reagim ndaj asaj që e cilësojnë si një fenomen shqetësues në rritje.
Sipas tyre, shqetësuese mbetet gjuha fyese dhe denigruese që, siç thonë, po përdoret ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, drejtuesve të saj, si dhe ndaj familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës.
Një nga përfaqësuesit e studentëve ka bërë të ditur se protesta ka marrë mbështetje të gjerë.
“Presim nga kjo protestë paqësore që Prokuroria ta kuptojë pakënaqësinë tonë sa i përket raportit me UÇK-në dhe të ndërmarrë masat e duhura sa më shpejt”

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante