Pristinë 06 Prill 2026 17:59
Një aksident me fatalitet ka ndodhur paraditen e së hënës në Baicë të Drenasit, ku si pasojë ka humbur jetën një person.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, bëri të ditur se në këtë aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë
Sot rreth orës 09:40 kemi pranuar informatën se në Baicë të Drenasit ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një kamion dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i vdekur”, ka thënë ajo.
Sipas Ahmetit, vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.

Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici
Goditet për vdekje një këmbësor në Viti
Alarm në Prishtinë, dyshohet për mjet shpërthyes me telekomandë
Policia sekuestron armë, municion e uniforma ushtarake në dy lokacione në veri, arrestohet një person
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n